Dërgesa arrin për 2–5 ditë pune në gjithë Maqedoninë.
Pa kartelë, pa parapagesë — paguan te korrieri në dorëzim të porosisë.
Regjistrim falas online brenda 4 javësh nga blerja.
Dërgesa arrin për 2–5 ditë pune në gjithë Maqedoninë.
Pa kartelë, pa parapagesë — paguan te korrieri në dorëzim të porosisë.
Regjistrim falas online brenda 4 javësh nga blerja.
Hapja midis dhëmbëve tregon sa e trashë mund të jetë dega që hyn te tehu: 16 mm te EasyHedgeCut 45 elektrike për gjelbërim të ri, 26 mm te UniversalHedgeCut 50 dhe 30 mm te UniversalHedgeCut 60 për gardhe të vjetra e të drunjëzuara. Gjatësia e tehut e cakton ritmin — me teh 52 cm kalon gardh më të gjatë me më pak lëvizje.
Sharrat me lubrifikim automatik (UniversalChain 35 dhe 40, UniversalChain18, AdvancedChain 36V) e dozojnë vajin vetë — por vetëm nëse rezervuari është plot. Kontrollo nivelin para çdo starti; UniversalChain18 vjen me 80 ml vaj në set. Përjashtim: EasyCut 12 me teh NanoBlade — pa vaj, pa tendosje, pa mprehje.
Zgjidhe kositësen sipas sipërfaqes: Rotak 18V-32 mbulon lëndina deri 150 m², Rotak 18V-34 deri 200 m². Të dyja vijnë SET me të njëjtën bateri 18V/4,0 Ah dhe karikues AL 18V-44, dhe nëse ke tashmë bateri Bosch 18V Power for All, trimeri UniGrassCut 18V-26-500 vjen edhe solo — pa bateri dhe karikues.
Pas kositjes, kaloji skajet përgjatë shtigjeve dhe gardheve me trimer — për qoshe të ngushta mjafton gjerësia 23 cm, për sipërfaqe më të mëdha 26 ose 30 cm. Koka rrotulluese e ART 24 dhe ART 30 pret edhe vertikalisht, për skaj të mprehtë përgjatë shtegut.
Fontus 2.0 mban 15 litra ujë në rezervuarin e integruar — deri në 60 minuta larje me një karikim, kudo. Ndërsa UniversalAquatak 125 dhe EasyAquatak 100 me dorezë 360° thithin vetë ujë nga një enë deri në 0,5 m lartësi — të mjafton një kovë.
Çdo pastrues në katalog — me çmim veror të ulur.
Një bateri, arsenal i tërë: çdo bateri GBA dhe ProCORE18V përshtatet me çdo vegël Bosch Professional 18V. Përmes AMPShare të njëjtën bateri e përdor edhe me veglat e markave partnere. Dhe ProCORE18V 8.0Ah jep ekuivalent deri 2.000 W fuqi kabllore dhe karikohet deri në 50% për vetëm 15 minuta me GAL 18V-160 C.
GSR është pa goditje: vidhosje dhe shpim në dru e metal — qetë dhe me precizion (GSR 120-LI është pikërisht për montim mobiliesh). GSB ka goditje: po ato punë, plus shpim në mur e tullë — GSB 18V-110 C arrin deri 16 mm në mur, GSB 18V-50 deri 13 mm. Planifikon upa në mur? Merr GSB.
Disk më i vogël = kontroll: 115 dhe 125 mm janë për prerje dhe lëmim të përditshëm metali — makina të lehta nga 1,8 kg edhe për pozicione të ngushta. Disk më i madh = thellësi: 180 mm pret profile të trasha dhe tuba, ndërsa 230 mm shkon më thellë — armaturë dhe çelik i trashë. Rregull nga tereni: disku më i vogël që e kryen punën është gjithmonë më i rehatshëm.
Prerje, lëmim, shpim — linja blu Bosch Professional.
Çmime verore për modelet GCM dhe GTS.
SDS Plus është për shpim: kuti elektrike, montim dhe instalime në beton nga 4 deri 28 mm, me makina nga 2,3 kg që i mban gjithë ditën. SDS Max është për punën e rëndë: shpim deri 52 mm dhe goditje deri 23 J — themele, depërtime, kanale dhe skalitje. Nëse kryesisht shpon — merr Plus. Nëse kryesisht thyen — Max.
Çdo vegël e re Bosch fiton 3 vjet garanci me regjistrim falas online brenda 4 javësh nga blerja — veglat blu Professional përmes PRO360, veglat e gjelbra DIY përmes MyBosch. Bateritë, karikuesit dhe aksesorët nuk përfshihen në zgjatjen e garancisë. Servise të autorizuara Bosch në Shkup: Rojka, rr. Jani Lukrovski pn, QT Avtokomanda lokali 69, tel. 02/3174-303; Elektris, rr. Hristo Tatarçev (ish Sava Kovaçeviq) 47, lok. 3, tel. 02/246-76-10.
Porosit online 24/7 në centimetar.com — pa orar pune, pa pritje në radhë. Paguan në dorëzim të porosisë, pa kartelë. Dërgesa arrin për 2–5 ditë pune në gjithë Maqedoninë, dhe për porosi mbi 3.500 den. është falas.
Garancia 3-vjeçare nuk vjen vetë — regjistro veglën online brenda 4 javëve të para nga blerja. Professional (blu) në PRO360, DIY (e gjelbër) në MyBosch. Është falas dhe zgjat vetëm pak minuta.
Servise të autorizuara Bosch në Shkup për çdo vegël të katalogut — dhe për pyetje rreth porosisë, na shkruaj në centimetar.com.